Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako është shprehur se 17 pallate janë evidentuar deri më tashmë dhe do të shemben.

Ajo është shprehur se në terren janë 30 grupe që po merren me evidentimin e banesave.

Sako: Aktualisht kemi akomoduar 1150 individë, kësaj shifre i shtohen edhe 100 qytetarë të tjerë dhe siç mund ta shikoni procedura është me këtë vërtetimin që ju e shpjeguat shumë mirë, që marrin nga njësitë administrative.

Vijnë këtu paraqiten dhe shkojnë drejt pikave të akomodimit ku do të qëndrojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, mbas ndërtimit të banesave.

Anila Hoxha: Strehohen vetëm në hotele apo edhe në çadra?

Valbona Sako: vetëm në hotele, çadra nuk ka fare më. Hotelet janë në zonën e plazhit dhe kryesisht shumë të mira dhe ofrohen të gjitha.

Aktualisht kemi 350 persona që janë akomoduar në Kosovë, 150 qytetar janë nisur para një ore.

Hoxha: Ata do qëndrojnë pa afat në Kosovë?

Sako: Realisht afat nuk është se kemi vendosur për këtë kategori sepse qytetarët zgjedhin vetë që të ikin jashtë Shqipërisë, Kjo është një kategori që ne e kemi filtruar sepse nuk pranonin që të akomodoheshin në plazh. Kohëzgjatjen do ta dikutojmë në ditët në vijim.

Hoxha: Po qytetarët që janë strehuar në hotele të ndryshme, me çfarë afati do qëndrojnë?

Sako: Këto janë akomoduar fillimisht, do ketë një kontraktimi nga qeveria shqiptare me strukturat akomoduese. Por sigurisht kohëzgjatja do të jetë minimalisht deri nga shkurti.

Në perceptimin tim athere fillon edhe sezoni turistik, për deri athere do kemi marrë një përgjigje të saktë dhe nga qeveria e cila për hir të vërtetës është e angazhuar maksimalisht.

Hoxha: Cilat janë të dhënat nga inspektimi i pallateve, sa pallate konsiderohen të rrezikshme dhe u është vendosur shiriti?

Sako: Që ditën e dytë kemi evidentuar të gjitha banesat e pabanueshme. Ke 17 që janë disa katëshe, ka filluar prishja e tyre që dje IKMT-ja qendrore është sot këtu e mbështetur nga policia e shtetit,.

Mund të ju them që këto banesa që ditën e dytë kanë qenë të rrethuara, jo vetëm me forca policie por dhe me shirit dhe ideja ka qenë për të mos lënë që të futeshin qytetarët.

Dhe për hir të të vërtetës kanë tentuar për të hyrë dhe për të marrë sendet e tyre personale.

Banesat po kontrollohen nga 30 grupe dhe me ngjyrën e kuqe janë të pabanueshme me ngjyrën e verdhë që ka dëmtime dhe ngjyra jeshile që vërteton që këto banesa janë të banueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA