Sako: Zyrat e njësive administrative të hapura për qytetarët që kanë nevojë për veshje dhe ushqime

28/11/2019 14:33

Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për veshje apo për ushqime të drejtohen pranë zyrave të njësive administrative në Durrës, ku do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme. “Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.

Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë. “Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime.
Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.

Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë”, shprehet Sako.

Teksa, thekson se falë solidaritetit vëllazëror të shumë qytetarëve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë, nevoja emergjente është përmbushur dhe magazinat janë plot. “Kushdo që mund të kontribuojë me një shumë sado modeste, sipas mundësisë, të dhurojë në adresën unike e-albania.al/dhuro ”, shkruan Sako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA