Njësitë e FSK-së po vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e shtëpive

27/11/2019 20:21

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe ekipet e shteteve të tjera, në kërkim të personave të mbetur nën rrënoja nga tërmetet e fuqishme që e goditën vendin mëngjesin e së martës.

Në Lagjen 18, pranë stadiumit në Durrës, në një ndërtesë prej së cilës deri tani janë nxjerrë rreth gjashtë viktima, supozohet se edhe një është brenda. Aty po punojnë edhe njësitet e kërkim shpëtimit dhe njësiti K-9 të FSK-së. Kapiten Nysret Buzhala në një intervistë thotë se FSK bashkë me institucionet përgjegjëse të Shqipërisë dhe aleatët tjerë, ka arritur të nxjerrë shumë viktima, por edhe persona të gjallë.

Ai tregoi për kapacitet që ka FSK aktualisht më Shqipëri, ndërkohë theksoi se FSK është e gatshme për ndihmë shtesë.

“Kapaciteti momental i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri është i ndarë në dy grupe. Do të thotë kemi kapacitete kryesisht të kërkim shpëtimit, që janë ndarë në kërkim shpëtim në njeri, kërkim shpëtim K-9 që e quajmë – është qen nuhatës për lokalizim të viktimave, dhe kemi vëzhgues me kamera në vrima të ndryshme brenda gërmadhave, për të identifikuar ose parë nëse ka ndonjë viktimë, ose njëri të gjallë brenda gërmadhave. Mirëpo siç shihet nga mbrapa për të filluar me rrënuar ose tërheq është rrezik i shtuar, kështu që duhet filluar fillimisht ose të bëjmë vlerësimin i situatës, të bëhen vlerësimet paraprake para se me filluar intervenimi prej gurit, apo shkëmbinjve të mëdhenj që pengojnë për të nxjerrë viktimat”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA