Albin Kurti/ Tërmeti preku të gjithë popullin tonë e jo vetëm zonën e Durrësit

27/11/2019 18:04

Kosova ka qenë vendi i parë që i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë, vetëm pak momente pasi vendi u prek nga tërmeti i fuqishëm i shkallës 6.4 Rihter, nga i cili humbën jetën 28 persona dhe janë ë të plagosur qindra të tjerë.

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se janë krijuar shtabe të emergjencës për të orientuar ne mënyrë sa më efikase ndihmat e VV-së por edhe të qytetarëve.

“Dua te falënderoj dhe inkurajoj, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët me punën e tyre të palodhshme, me dijen dhe me përvojën e tyre, pa pushim po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë njerëzit të cilët kanë ngelë nën gërmadha, pas tërmetit i cili e tronditi gjithë popullin tonë e jo vetëm zonën e Durrësit”, tha Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA