Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shpallet ‘non grata’ në Peru Fizikanët pretendojnë se kanë gjetur edhe më shumë prova të një force të re të natyrës.
Gjithçka në Universin tonë mbahet bashkë ose shtyhet larg njëra-tjetrës nga katër forca themelore: graviteti, elektromagnetizmi dhe dy ndërveprime bërthamore. Shkencëtarët tani thonë se kanë parë veprimet e një force të pestë fizike që del nga një atom heliumi. Disa vjet më parë, ata kishin vënë diçka të pazakontë në shkatërrimin e një izotopi të berylliumit.
Tani i njëjti ekip pa një shembull të dytë të forcës misterioze – dhe vëzhgoi grimcën që duket se e mbart atë. Kjo grimcë është pagëzuar me emrin X17. Nëse zbulimi konfirmohet, jo vetëm që informacionet rreth X17 do të na mundësojë t’i kuptojmë më mirë forcat që e drejtojnë Universin tonë, por gjithashtu ato mund te ndihmojnë ne zgjidhjen e ngërçit te materies së zezë, thotë Koha Ditore.
Attila Krasznahorkay dhe kolegët e tij nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Hungari e dyshuan që në 2016-tën se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi analizuan mënyrën se si një beryllium-8 i ngacmuar, lëshonte dritë derisa shkatërrohet. Nëse kjo dritë ka energji mjaftueshëm, ajo shndërrohet në elektron dhe pozitron, që largohen nga njëri-tjetri në një kënd të parashikueshëm përpara se të zmadhohen. Bazuar në ligjin e ruajtjes së energjisë, në kohën kur energjia e dritës që i prodhon dy grimcat rritet, këndi mes tyre duhet të zvogëlohet.
Të kundërtën panë Krasznahorkay dhe ekipi i tij. Këndi pati një rritje të papritur. Studimi shumë shpejt, tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve të tjerë anembanë globit, të cilët sugjeruan se një grimcë fare e re mund të jetë përgjegjëse për anomalinë.
Top Channel