Policia spanjolle përgjoi një nëndetëse që duket se po transportonte drogë në ujërat jashtë rajonit veriperëndimor të Galicisë të Dielën, shkruan Reuters.
“Herët në mëngjes një operacion ndërkombëtar gjeti një nëndetëse të vogël rreth 20 metra afër plazhit të Hio në provincën e Pontevedra,” tha burimi, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.
Agjensia e lajmeve EFE raportoi se anija mbante rreth 3,000 kilogramë kokainë, duke cituar burime nga Guardia Civile e Spanjës.
Sidoqoftë, burimi i tha Reuters se ndërsa nëndetësja po mbante drogë, ajo ende nuk ishte konfirmuar dhe një zëdhënëse e Guardia Civil tha që ajo nuk mund të konfirmonte ngarkesën e nëndetëses pasi ishte ende nën ujë.
Dy burra të Amerikës së Jugut u arrestuan si pjesë e operacionit, në të cilin morën pjesë Gardia Civile dhe Policia Kombëtare, ndërsa një burrë i tretë shpëtoi, tha burimi.
Top Channel