Një këmbësor ka humbur jetën, dy bashkudhëtar dhe një drejtues automjeti kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në 22 aksidentet në trafik që kanë ndodhur fundjavën e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 49 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 132 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, 59 shoferë para se të pajisen me patentë shoferi, 22 shoferë fillestarë, 55 automjete të paregjistruara dhe një automjet i mbingarkuar.
Për parkim jo të drejtë janë lëshuar 228 gjoba, ndërsa me automjetin e posaçëm “karotrec” janë larguar 173 automjete.
Janë evidentuar edhe tre këmbësor të cilët rrugën e kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, 10 shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësor, katër shoferë për reshtim jo të drejtë, shtatë shoferë për anashkalim jo të drejtë, një shoferë i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë të udhëkryqit, katër shoferë për mosshfrytëzimin e kaskës për mbrojtje në motor, moped dhe motoçikletë, dy shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve motorike dhe 25 shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.
Top Channel