Përse grindet më shpesh me vajzat, Stefi Prifti: Tani jam edhe babë edhe nënë, i them vetes …

25/11/2019 20:28

Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kësaj radhe shoqëruar nga vajza e vogël, Joana.

Babë e bijë folën për bashkëpunimin e tyre “motër”, një këngë dedikuar vajzës së madhe të këngëtarit korçar, Marias, ditën e saj të dasmës.

Në bisedë e sipër, Joana dhe Stefi u bënë pjesë e disa situatave që zbuluan më tepër rreth marrëdhënies së tyre.

Joana tha se Stefin e sheh më tepër si shok se sa si baba, ndaj edhe zënkat mes tyre nuk janë të shpeshta. Ndërkohë vetë Stefi shtoi se vitet e fundit është më i lidhur me vajzat dhe nuk u mban aspak mëri kur grinden.

“Unë kam disa vjet që nuk mbaj mëri. Edhe nëse kam patur tipin që mbaja qëndrim një ditë a dy ditë…tani jam dhe babë edhe nënë. Nëse dikur do mbaja mëri e do rrinin më të ëmën, tani nuk është më kjo mundësi. Edhe kur me të drejtë mund të mbaj mëri, them nuk je Stefi tani, je Marina”, tha i prekur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA