Kremtimet e Krishtlindjeve janë një muaj larg, dhe dritat e festave janë ndezur përgjatë gjithë Champs-Elysees në Paris, duke sjellë shkëlqimin e vërtetë të sezonit të hareshëm në kryeqytetin francez.

Ceremonia e ndezjes së dritave u mbajt mbrëmjen e se dielës përpara syve kureshtarë të qytetarëve të Parisit e turistëve të huaj. Bulevardi u mbush me drita të kuqe, që I jepnin një pamje përrallore.

400 pemë përgjatë dy kilometrash janë ndriçuar për Krishtlindje. Vizitorët e kanë shijuar pamasë  atmosferën e krijuar në shëtitoren e famshme të Parisit, e cila përgjatë ditës së dielë, u mbyll për automjetet, duke u krijuar kalimtarëve mundësinë të afroheshin edhe më shumë më shpirtin e festës.

Vitin e kaluar, demonstruesit jelekëverdhë u mblodhën në Champs Elysees për të treguar përmes protestave pakënaqësinë e tyre të thellë me administratën e Presidentit Emmanuel Macron. Një pjesë e tubimeve morën kthesë të dhunshme e pati edhe dëmtime. Një banore e Parisit tha megjithatë se ishte e lumtur qenë Champs-Elysees është rikthyer në normaliteti pas sezonit të kaluar kur mbizotëroi vandalizmi. Dritat do të qëndrojnë aty ndezur deri ne 8 janar 2020.

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA