Leskoviku është një qytet i njohur për historinë, kulturën dhe traditat e tij.

Por pavarësisht këtyre të rinjtë vazhdojnë ta braktisin. Mungesa e një perspektive zhvillimi dhe mundësive kanë bërë që ata të largohen dhe në qytet të mbeten të moshuarit. Nga 2100 banorë më pak se 1000 jetojnë këtu ndërsa në shkollë numri i nxënësve vazhdon të ulet ndjeshëm. Të moshuarit tregojnë se largimi i të rinjve ka bërë që t’i mungojë gjallëria këtij qyteti, ndërsa gëzimet familjare janë gjithmonë e më të pakta.

Dikur një qendër e rëndësishme historike dhe tregtare Leskoviku vazhdon të ruaje traditat dhe vlerat e tij njerëzore, turizmin, bukuritë e natyrës por edhe asetet e rëndësishme kulturore. Është hapësira më e bukur dhe më e begatë shqiptare në jug që pret të bëhet diçka, ndërsa të rinjtë vazhdojnë ta braktisin duke bërë që në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti të mbeten vetëm të moshuarit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA