Moti i keq në Greqi dhe Francë, përmbytjet vrasin katër persona, dy të zhdukur

25/11/2019 16:24

Një vale e motit te keq qe ka marr emrin «Giryónis» nga mitologjia greke, ka goditur pjesën më të madhe të Greqisë duke sjellë erëra të fuqishme, rreshje shiu dhe përmbytje te mëdha.

Në Kineta të Atikes për pak sa nuk u përsërit tragjedia e dy viteve më parë kur përmbytjet e mëdha morën jetën e 26 njerëzve në zonën e Mandres. Pamjet televizive treguan një katasrofë biblike, me rrugë të mbushura me baltë e gurë, pemë të shkulura, makina njëra mbi tjetrën. Bëhet fjalë për të njëjtën zonë që thuajse u shkatërrua nga zjarret korrikun e vitit 2018.

Ndërsa në Rio Antirrio pranë Patres dy persona janë mbytur kur varka me vela në të cilën ndodheshin është mbytur si rezultat i erërave të fuqishme që frynin në zonë.

Probleme të tjera ka pasur në rrugët kombëtare pranë Korinthit, ndërsa ne zonën e Katerinës në Greqinë veriore ku janë mbyllur shkollat për ditën e sotme, ka referime për rreshje të mëdha shiu te shoqëruara me stuhi. Dhjetëra pemë janë shkulur ose thyer nga era dhe ne Selanik duke shkaktuar dëme sidomos tek automjetet e parkuara.

Të paktën dy persona vdiqën në Francë ndërsa një mbikalim u shemb në Itali po për shkak të motit të keq. Ngjarja ndodhi pranë Savonës, ku reshje të dendura shiu kanë shkaktuar një kaos të vërtetë. Mediat e huaja flasin për përmbytje në Torino e probleme të mëdha në Gjenovë e ne Venecia, ndërsa kushtet e ashpra atmosferike janë bërë shkas që aeroporti i Nisës në Francë, të mbyllej përkohësisht. Autoritetet franceze janë vënë në kërkim të dy personave të zhdukur. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner fluturoi me helikopter mbi zonat e përmbytura në Var, ndërsa pamjet filmike treguan nivelin e frikshme të përmbytjeve atje.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA