Për herë të parë Italia, Franca, Gjermania dhe Malta kanë aktivizuar një marrëveshje për shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe.
“Një gjë e tillë, nuk kishte ndodhur ndonjëherë”, thuhet në Romë. Ministria e Brendshme e Italisë foli për një hap të rëndësishëm dhe vërtet solidar, për shpërndarjen e refugjatëve të mbërritur përmes Mesdheut.
Pakti mundëson dërgimin e 213 refugjatëve në këto katër vende. Njerëzit e shpëtuar ditët e fundit kanë ardhur me anijen “Ocean Viking”, ku edhe gjenden ende, për shkak se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të mëparshme që të tregonte se ku mund të shkonin. Ujdia bën të mundur që refugjatët e zbarkuar në Mesina të Italisë, të vazhdojnë rrugën në vendet e parashikuara. Rojet bregdetare italiane kanë dërguar ndërkohë në Lampeduza të Italisë edhe 143 migrantë të tjerë.
Këto të dhëna janë konfirmuar në Romë, në qendrën e misioneve të tilla. Sipas këtij burimi, një qytetar ka parë një anije në det dhe ka njoftuar autoritetet. Operacionin e mbështeten edhe forcat e përbashkëta evropiane për ruajtjen e kufiriT, Frontex, e për këtë qëllim, u angazhuan deri edhe helikopterë e mjete të tjera kërkimi.
Top Channel