Prokuroria e Tiranës po zhvillon aktualisht një aktivitet kundër dhunës ndaj grave.

Gjatë fjalës së saj, kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Ymeraj deklaroi se janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje.

“E nisim këtu pranë akuzës ditën e parë kundër dhunës, pasi motoja jone është: bashkë kundër dhunës. Janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës ndaj gruas. Këto vepra penale janë të shpeshta dhe një fenomen shqetësues”, u shpreh Ymeraj.

“Sa herë që goditet një femër ne të gjithë bëhemi të ndjeshëm.  Të ndërgjegjësojmë veten, ambientin ku jetojmë, kështu të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë”, tha Nurihan Sehitaj, anëtare e KLP-së.

“Prokurorët dhe gjyqtarët janë qenie njerëzore, shpesh shohim edhe anën njerëzore. Rastet e dhunës i takojnë familjeve me probleme ekonomike dhe shoqërore. Sistemi penal kështu siç është ndërtuar ndikon edhe mbi autorin dhe viktimën, pasi shpesh autori është i vetmi që sjell të ardhura në familje. Ne jemi një hallkë e këtij zinxhiri. Një pjesë fare e vogël i përsërisin sërish veprimet. Dënimi penal ka efekt, ne duhet të ndërgjegjësojmë viktimat e dhunës, të cilat refuzojnë të ndihmojnë gjatë procesit penal. Po vëmë re qe në praktikë dalin vështirësj në zbatimin e urdhrave të mbrojtjes. Gjykata thotë të qëndrojnë në distancë 500 metra në një kohë kur ata të dy dhunues dhe viktimë jetojnë nën një çati. Kjo është vështirësi e zbatimit në praktikë”, deklaroi nga ana tjetër prokurori Genci Qana.

“Gjykata civile trajton në vijimësi duke operuar me urdhra të menjëhershme të mbrojtjes. Vëmë re që shpesh dhuna ka sjellë divorce, subjekte kryesisht të dhunës janë gratë, por duhet të themi se jo rrallë edhe burrat dhe fëmijët janë subjekt i dhunës, ndonëse në numër më të vogël”, tha Vjollca Spahiu, gjyqtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA