Dy të mitur 15-vjeçarë kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Elbasanit mbrëmjen e së dielës teksa kanë konsumuar alkool në një nga lokalet në qendër të Elbasanit në Bulevardin “Aqif Pasha”.

Dy të miturit kanë festuar një ditëlindje me shokët dhe kanë konsumuar pije alkoolike duke përfunduar më pas në gjendje shoku në lulishte. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën dhe më pas fëmijët janë dërguar në spital.

Burime jozyrtare nga spitali I Elbasanit bëjnë me dije se dy të miturit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital për disa orë dhe më pas janë shoqëruar në shtëpi nga prindërit.

Ndërkohë asnjë informacion zyrtar nuk ka dhënë spitali i Elbasanit, i cili rezervohet për ngjarjen dhe madje edhe për moshën e fëmijëve.

Ndërkohë inspektoriati shtetëror shëndetësor në bazë të ligjit për mbrojtjen e të miturve nga konsumimi i alkoolit ka marrë masë administrative prej 200 mijë lekë të vjetra ndaj lokalit.

Po ashtu policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bruna Kercuku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA