Pothuajse një vit nga çelja e procedurave për ngritjen dhe funksionimin e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK. Por dita e lindjes së SPAK do të quhet data 19, kur edhe pritet që prokurorët e emëruar të betohen para presidentit.

“Sot është dita e shumë pritur për të gjithë, emërojmë tetë prokurorët e SPAK”, ka thënë Gent Ibrahimi.

Por ndërkohë deri në datën 19 dhjetor, institucionet përkatëse kanë disa detyra shtëpie për të zbatuar që nga invertarizimi i dosjeve që do të presin ngritjen e SPAK deri tek vetting ndaj administratës.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli garën edhe për këdo nga tetë prokurorët që synon drejtimin e SPAK. Sakaq deri në 19 dhjetor do të shohim nëse do të ketë apo jo surpriza të tjera, sikurse si do të lexohet gjatë dekretit urdhëri i kushtetutës, që kërkon ngritjen e SPAK me jo më pak se dhjetë prokurorë dhe se a do të nxjerrë në kalendarin e saj KPK emrat e katër prokurorëve të tjerë kandidatë për SPAK që po presin vettingun.

Parashikohet të konkurrojnë për drejtues:

1. Altin Dumani
2. Arben Kraja
3. Edvin Kondili

Anila Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA