Makina e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri është djegur nga dy persona ende të paidentifikuar.

Ka qenë ora 23:20 e mbrëmjes së të dielës kur dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar tek banesa e gjyqtarit, ku ndodhej mjeti i parkuar, e kanë lyer me lëndë djegëse dhe me pas i kanë venë flakën. Për gjyqtarin gjithçka lidhet me profesionin e tij.

Por kush është Andri Ymeri? Për dy vite, nga 2010 deri 2012 ai ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës se Shkodrës. Në vitin 2014 gjyqtari Ymeri u denoncua nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channnel, pasi se bashku me një tjetër gjyqtar pasi kishin marrë ryshfet për të favorizuar një të dënuar me burg. Në atë kohë u publikuan edhe bisedat.

Andri Ymeri është akuzuar edhe 2 herë të tjera nga të burgosur për disa vendime ndërsa edhe një herë tjetër është bërë pjese e hetimeve të këshillit të lartë të drejtësisë. Gjyqtari Ymeri nuk ka qenë pjese e gjykimit të çështjeve te bujshme të Shkodrës.

Klodian Zhivani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA