25 nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas. Por edhe këtë vit shifrat në Shqipëri janë dëshpëruese.
Çdo ditë, gati 10 gra dhe vajza janë viktima të dhunës në vendin tonë.
“Femrat janë heroina. Nga gruaja kemi ardhur dhe me ato e kemi jetën. Dhuna vetëm dhunë sjell. Nuk ka dhunë në familjen time. Që kur u fejuam në 1972 deri më sot nuk ka patur kurrë dhunë në familjen tonë. Edhe fëmijët e martuar nëpër familjet e tyre nuk kanë dhunë, tregon një çift”, shprehen qytetarët.
Dhuna fizike dhe verbale, martesat në moshë të hershme, trafikimi i femrave, janë ende fenomene të mprehta. Madje shprehja “Kush të rreh të do”, besohet dhe zbatohet nga meshkuj shqiptarë.
Një çift nga Serbia thonë se janë kundër dhunës. Ne jemi të dashuruar. Më i miri ndër ne, thotë Kurani, është ai që trajton më mirë gruaja e tij dhe familjen e tij, thotë një djalë i ri.
Shumica e grave dhe vajzave nuk e raportojnë dhunën nga turpi dhe frika, madje një përqindje e konsiderueshme thonë se dhuna është çështje private që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.
Top Channel