Afati i armëpushimit po skadon ndërsa bisedimet mbeten të pasigurta, forcat siriane pozicionohen në zonat e fundit të kontrolluara nga kurdët 23/01 22:49
Pokot-i, zonë në Kenian veriperëndimore është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Reshjet e dendura të cilat po zgjasin prej ditësh kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave.
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave raportohet për 29 viktima në mesin e të cilave janë edhe 7 fëmijë, thonë autoritetet.
Komisioneri i Qarkut të Pokot-it perëndimor, Apollo Okello tha se ka edhe dhjetëra të lënduar. Gjithashtu ai shtoi se trupat e viktimave janë gjetur.
Nga reshjet e dendura të shiut rrugët janë përmbytur dhe shumë ura janë shembur dukë vështirësuar operacionet e shpëtimit, shtoi Okello.

Top Channel