Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër për të miratuar projekt -aktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.
Rendi i ditës
Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.
Altin Dumani,
Arben Kraja,
Behar Dibra,
Edvin Kondilli,
Elida Celami(Kaçkini),
Ened Nakuçi,
Enkeleda Millonai,
Klodian Braho
Shpalljen e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë,të z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,të znj.Rozeta Qirjaqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të z.Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Të ftuar do të jenë:
Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёvëzhgues tё tjerё tё akredituar.
Top Channel