Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në lindje Dy persona konsiderohen të zhdukur, të paktën dy të tjerë janë lënduar dhe qindra shtëpi janë përmbytur; shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi kanë goditur rajonet Alpes Maritimes dhe Var, në Francën juglindore.
Rajonet janë në alarm të kuq për stuhi dhe përmbytje që nga e shtuna, ndërkohë që sipas meteo francë gjendja duket pakëz më e qetësuar tani dhe alarmi është ulur në nivelin portokalli.
Disa qytete janë evakuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe zyrtarët lokalë në të tjera rajone u kanë kërkuar banorëve të qëndronin në shtëpitë e tyre. Më shumë se 4 mijë shtëpi ishin pa energji elektrike të shtunën në rajonin e prekur nga moti i keq.
Ndërsa në itali, Xhenova dhe pjesë të tjera të rajonit të Ligurias u përballën me reshje të dendura gjatë natës dhe mbeten edhe sot në alarm të kuq. Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë Fegino dhe Ruscarolo të tejmbushen.
Transporti hekurudhor është ndalur mes Aleksandrisë dhe Savonës, në Liguria, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Disa trena rajonalë janë anuluar dhe trenitalia ka aktivizuar një shërbim zëvendësues.
Në Xhenova Kogoleto, rreth 400 persona mbetën të izoluar për shkak se një rrëshqitje e madhe dheu bllokoi rrugët.
Top Channel