Shtëpi për 60 fëmijët britanikë ende të bllokuar në Sirinë veri lindore janë gjetur tashmë ndërsa këshillat lokalë dhe të afërmit e tyre kanë ofruar ndihmë.
Deri më tani, tre jetimë britanikë janë kthyer në shtëpi dhe mësohet se ata nuk do të vihen në kujdes social pasi të afërm të tyre janë shprehur të gatshëm ti marrin në shtëpitë e tyre.
Lëvizja vjen ndërkohë që po rritet presioni mbi ministrat për të mundësuar që të gjithë fëmijët britanikë që janë bllokuar në kampet siriane të refugjatëve, të kthehen në Britani para dimrit.
Nga 60 fëmijët britanikë, një numër i vogël i tyre janë jetimë dhe të pashoqëruar ndërsa pjesa më e madhe janë me nënat e tyre. Politika qeveritare, në Britani, është se fëmijët në Siri nuk duhet të ndahen nga nënat dhe kjo duket se e komplikon pakëz rikthimin dhe riintegrimin e tyre. Sidoqoftë, zyrtarët po punojnë në dy qendra në Sirinë veri lindore.
Qeveria britanike po merr në konsideratë riatdhesimin e të gjithë individëve edhe pse autoritetet kanë qenë në përgjithësi jo shumë entuziaste për të ndihmuar britanikët që iu bashkuan atij që njihej si kalifat, që të rikthehen.
Top Channel