Basha: Vendi vazhdon të zhytet në krizë! Rama bën gjithçka për pushtet, vonoi ngritjen e SPAK dhe BKH-së

24/11/2019 17:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë para gazetarëve për të folur rreth takimeve të zhvilluara në kongresin e PPE dhe CDU.

Basha tha se mesazhet që sjell nga këto takime janë sinjale positive për Shqipërinë. Lideri i opozitës tha se në takime ka marrë mbështetjen për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

Theksi i drejtuesve të BE ka qenë te përmbushja e kushteve nga Shqipëria. Kushtet që duhen plotësuar janë të qarta, nuk lenë vend për keqkuptime. Një nga kushtet kryesore është dhe miratimi i reformës zgjedhore. PPE kërkon zbatimin pa ekuivok të ligjit të dekrimi-nalizimit. Vendi vazhdon të zhytet në një krizë ekonomike dhe politike- tha Basha.

Lulzim Basha foli edhe për iniciativën e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese.

Iniciativa për të ndryshuar Kushtetutën do të thotë që Rama bën gjithçka për pushtet. Ne do të jemi në mbrojtje të Kushtetutës. Vonesat për ngritjen e SPAK dhe BKH-së janë shkaktuar nga Rama.- vazhdoi Basha.

Lideri i Partisë Demokratike tha se do të jetë në mbështetje të presidentit në tubimin që presidenti Meta do të mbajë me datë 8 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA