Presideti Ilir Meta, i tregoi shqiptarëve paraditën e të shtunës, nenin 150 të Kushtetutës, se si organizohet një referendum, duke premtuar se të henën do të propozojë ide konkrete.

Analisti Frrok Çupi e shikon propozimin e Presidentit si një gjë aspak të papritur.

“Meta është betuar se deri në fund do të krijojë gjëra për ta penguar me çdo kusht reformën në drejtësi, pra drejtësinë që do të vij. Meta ka një qëllim, ta shtyjë sa më shumë për ta lënë vëndin pa drejtësi dhe ta shtyjë sa më tepër ditën që do të japë llogari”, shprehet Çupi.

Ndërsa Enton Abilekaj deklaron se ideja e Presidentit s’do jetë e lehtë të realizohet.

“Nuk ka referendum mbrohet apo jo Kushtetuta se të dyja palët pretendojnë se po mbrojnë Kushtetutën. Pyetja konkrete është shumë e vështirë për t’u bërë. Kjo ide e referendumit nuk ka asnjë mundësi konkrete për momentin është vetëm një rrugëdalje politike që shef Presidenti në kushtet kur konfliktit nuk po i jepet një zgjidhje në favor të presidentit”, thotë Abilekaj.

Frrok Çupi dhe Enton Abilekaj japin këto opinione, se çfarë synon Presidenti të arrijë përmes referendumit.

“Do ta zhveshë këtë popull nga institucionet. Ai po tenton ta thërrasë popullin në ndihmë të vet. Domethënë nëse ky vetë ka kryet krime ka bërë gafa ka rrënuar shtetit ka rrënuar drejtësinë ekonominë po thërret popullim të shpëtojë Ilir Metën. Ilir Meta është betuar në këtë kushtetutë dhe e ka pranuar postin në këtë kushtetutë dhe tani thotë që kjo kushtetutë nuk vlen. Është një leckë që duhet flakur. Atëhere nëse e ka pranuar postin dhe Presidencën mbi bazën e kësaj Kushtetute, atëherë duhet t’i qëndorjë asaj. Ndryshe degradimi prej kësaj Kushtetute është tradhëti”, thotë Çupi.

“Ai kërkon që nëpërmjet referendumit të krijojë një lëvizje elektorale në vend në favor të tij, ta provojë veten. Ka hyrë në një betëjë që është më shumë politike sesa institucionale dhe duke patur avantazhin që është i vetëm në këtë luftë kundra maxhorancës, mund të përfitojë një mbështetje opozitare nga populli opozitar”, thotë Abilekaj.

Muhamed Veliu – Andi Bora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA