Një material i ri, revolucionar, për kostumet e zhytjes është krijuar në Australi, për të mbrojtur serfistët nga kafshimet vdekjeprurëse të peshkaqenëve.

Materiali i ri ka fibra plastike jashtëzakonisht të forta që e bëjnë të vështirë depërtimin e dhëmbëve të peshkaqenit.

Ekipi i kërkuesve në universitetin Flinders në Australinë jugore, ka testuar dy lloje të ndryshme materialesh që kombinojnë fibra shumë të forta por të lehta me një material që përdoret zakonisht për kostumet e zhytjes. Materialet e reja janë më rezistente ndaj kafshimeve se sa ato të kostumeve normale, madje edhe më rezistente ndaj kafshimeve të peshkaqenit të madh të bardhë.

Materiale të ndryshme janë testuar bashkë me një kostum normal zhytjeje, duke u ekspozuar ndaj peshkaqenëve të bardhë, që konsiderohen edhe si më vdekjeprurësit. Rezultatet treguan se materialet e reja ofrojnë mbrojtje ndaj kafshimeve të peshkaqenëve dhe mund të përdoren si një strategji për parandalimin e viktimave. Sipas raporteve të fundit numri i sulmeve nga peshkaqenët është dyfishuar në disa pjesë të botës gjatë 20 viteve të shkuara.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA