“Ç’ta bën fëmija s’ta bën as perëndia” thotë populli, e kjo ka vlejtur edhe për djallin e Hell’s Kitchen, që s’njeh as Zot e as perëndi, por njeh ama pushtetin e fëmijëve përballë tij.
Është sforcuar të mos bërtasë në sytë e tyre, të mos thyejë asnjë pjatë, të mos bëj asnjë sherr… Sepse para fëmijëve duhet dhënë shembulli pozitiv. Por gjithsesi në kuzhinën e ferrit edhe në prani të fëmijëve, debatet dhe gërricjet e shefit nuk kanë munguar as këtë natë.
Thjesht ai ka gjetur një mënyrë tjetër për të shfryrë e mbajtur nën kontroll gabimet e konkurrentëve. Si? Do duhet ta zbulojmë sot në darkë, ku do të kemi shansin të shohim një tjetër fytyrë të djallit. Ishin me dhjetëra fëmijë, të shoqëruar nga mamatë e tyre, që pushtuan restorantin e Hell’s Kitchen, për të ngrënë një mëngjes të ëmbël, ashtu si e meritojnë ata.
Të gjithë fansa të vegjël të shef Renatos, që kanë shijuar nga afër gjithçka kanë parë e pëlqyer nga ekrani i televizorit. Ja kanë futur këmbën në një këpucë djallit në këtë natë dhe para se të largohen i kanë bërë dhe ca vërejtje e i kanë lënë edhe ca porosi. A do t’ju bindet djalli fëmijëve deri në fund? Kjo natë do ta tregojë, në episodin e 7-të të Hell’s Kitchen Albania 2.
Top Channel