Në Komisionin për Politikën e Jashtme është diskutuar sot për buxhetin e vitit 2020 për Ministrinë e Jashtme. Viti i ardhshëm është i rëndësishëm për diplomacinë shqiptare për faktin se do të marrë edhe drejtimin e presidencës së OSBE.

Ky zhvillim kërkon rritje të buxhetit për Ministrinë dhe gjatë diskutimeve në komision, Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, tha se nuk ka një vlerë të caktuar se sa i kushton Shqipërisë presidenca, megjithatë, ai e konsideroi të mirë për momentin buxhetin që është caktuar.

Bushati lëshoi edhe disa mesazhe për pasaardhësin e tij në detyrë, Gent Cakaj, sa i përket marrëdhënies së tij me punonjësit e Ministrisë dhe shërbimit diplomatic.

“Nëse ka një gjë që ne duhet të bëjmë është kujdesi ndaj luleve, t’i ujisim dhe t’i ushqejmë. Kjo ka të bëjë me kapacitete administrative. Nuk do t’i marrim dot frytet menjëherë, por do kërkojë kohën e vet”, ka deklaruar Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA