Entuziazmi nga disa, dhe skepticizmi nga të tjerë kanë rrethuar nismën e mini-Shengenit ballkanik që kur ajo u bë publike.

Ka zëra që thonë se kjo nismë “zëvendëson mungesën e angazhimit të BE-së”, se “ngadalëson procesin e integrimit “; apo se ” Mini-Shengeni po krijon Jugosllavinë e re “.

Kritikët, shprehet Emina Muminović, janë të bindur se një lëvizje e tillë vetëm sa do t`i shkëpusë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se synon të zhvendosë fokusin larg zhgënjimit që shkaktoi shtyrja e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ka dhe nga ata që pretendojnë se bëhet fjalë “ për një mashtrim të lirë politik që do të dukej mirë vetëm në letër”. Sidoqoftë, ekspertë të tjerë besojnë se nisma e Mini-Shengenit nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por thonë se ajo shkon paralel me procesin.

“Një nga kushtet për vendet kandidate dhe ato me potencialin për kandidate është krijimi i një bashkëpunimi efektiv rajonal përpara se të anëtarësohen në bllokun europian. Pikërisht këtë bën Mini-Shengeni”, tha për europeanwesternbalkans, Srđan Cvijić, analist politik pranë Institutit të Politikës Europiane për Shoqërinë e Hapur dhe anëtar i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG). Cvijić megjithatë shton se duhet bërë më shumë kur vjen fjala tek zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilateriale mes shteteve te rajonit. Pozitivisht e sheh këtë iniciativë edhe profesori i Universitetit të Grazit Florian Bieber, I cili thekson se Mini-Shengen është një nismë e mirë, e “ zor të shihet ndonjë gjë e keqe në lidhje me të”. Duke kujtuar sidoqoftë, faktin që Kosova ka mbetur jashtë kësaj kornize, Bieber këmbëngul se që marrëveshja të ketë vërtet impakt, në të duhet të përfshihen të gjitha vendet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA