Vetting-u shkarkon Besnik Muçin: Vendimi nuk më shkarkon si anëtar i ‘Kushtetueses’
21/11/2019 12:59
Kolegji i Apelimit të vetting-ut vendosi shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra pasi i gjeti parregullsi në lidhje me pronën e tij. Por kur mendohej se shkarkimi e rrëzonte atë edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi tha se ai do të mbetej anëtar i Gjykatës Kushtetuese duke interpretuar se vendimi i vetting-ut nuk ka efekt mbi të. Pas vendimit, Besnik Muci u largua në këmbë drejt Gjykatës Kushtetuese.
Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha dha më shumë detaje mbi procesin.
Top Channel