“Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”, shkruan zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.

Ky reagim vjen pasi ambasada amerikane deklaroi pak më parë se çështja për Gjykatën Kushtetuese duhet t’i kalojë për opinion Komisionit të Venecias.

  Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese/ Ambasada amerikane: Të çohet çështja në Komisionin e Venecias

Postimi i Tedi Blushit

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.

Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!

Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!

Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA