Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, është shantazhuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë. Është presidenti Ilir Meta që konfirmon se zëdhënësi është shantazhuar për të tërhequr brenda 30 minutave një postim të bërë në “Facebook”.
“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash”, thotë Meta.
“Kam kërkuar hetim të menjëhershëm”, shton Presidenti.
Në fund të reagimit, Meta thotë: “Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”.
Ndërkohë, Top Channel mëson se Tedi Blushi është shantazhuar nëpërmjet një bisede telefonike për të hequr postimin.
Top Channel