Të paktën 28 të vrarë nga sulmi me dron në një treg në Sudan, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane. Nisur nga çfarë raportohet në mediat fqinje, të arrestuarit ishin pjesë e një bande kriminale që vidhte automjete dhe apartamente.
45-vjeçari dhe 41-vjeçari u arrestuan në orët e para të mëngjesit , me një urdhër arresti nga gjykatësi Busto Arsizio.
Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover-ave dhe makinave të mëdha, kryesisht të gjendura në aeroportin e Milano-s, Malpansa-s dhe Linate-s.
Mësohet se shqiptarët gëzonin dy garazhe nëntokësore, ku pasi i vidhnin makinat i vendosnin në garazh përkohësisht, me qëllim që ti bënin të padukshme nga sateliti i instaluar në makinat e vjedhura.
Më pas makinat u shiteshin sipëmarrësve.
Të dyshuarit ishin pjesë e një bande prej katër personash, të gjithë me kombësi shqiptare.
Top Channel