Vëzhgimi i gjithëpranishëm i operuar nga kompanitë Facebook dhe Google mbi miliarda njerëz paraqet një “kërcënim sistematik” për të drejtat e njeriut është akuza e Amnesty International.
Në raport, OJQ-ja njeh rolin pozitiv të Google dhe Facebook në “lidhjen e botës dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore për miliarda njerëz”.
”Modeli i biznesit i dy kompanive bazohet në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve, por përcjellja e aktiviteteve në internet dhe kategorizimi i tyre për qëllime reklamimi lejon njerëzit të gëzojnë të drejtat e njeriut online vetëm duke iu nënshtruar një sistemi të bazuar në abuzimin e të drejtave të njeriut”, thekson agjencia.
Amnisty International sheh një sulm mbi të drejtën e intimitetit në një shkallë të paparë, me efekte që rrezikojnë një seri të drejtash të tjera, nga liria e shprehjes dhe mendimit, tek e drejta e mosdiskriminimit.
“Google dhe Facebook mbizotërojnë jetën tonë moderne, duke grumbulluar energji të pashembullt në botën dixhitale duke mbledhur të dhënat personale të miliarda njerëzve”, thotë sekretari i përgjithshëm i Amesty International, Kumi Naidoo.
“Kontrolli i tyre i fshehtë i jetës sonë dixhitale dëmton vetë thelbin e intimitetit dhe është një nga sfidat kryesore për të drejtat e njeriut të epokës sonë”, shtoi ai.
Top Channel