Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Komisioni i Senatit miraton emërimin e Yuri Kim

21/11/2019 17:58

Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë miratoi emërimin e diplomates Yuri Kim për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri

Për t’u bërë zyrtar, emërimi i saj duhet të marrw dhe dritwn jeshile te senatit. Komisioni votoi për 15 emërime, përfshirë të emëruarin për postin e Ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan. Kim, e emërua nga Presidenti Donald Trump qershorin e këtij viti.

Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Kim u shpreh se do të inkurajonte Shqipërinë të zbatoje plotësisht reformën në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo shtoi se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kim tha gjithashtu se do të inkurajonte Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024 dhe se po të konfirmohet, do të punonte gjithashtu për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri. Nëse konfirmohet, Yuri Kim do të ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, e do të ishte gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA