25/11 18:32
Pas takimit të presidentit të Republikës, Ilir Metës me përfaqësues të shoqërisë civile, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume dha një deklaratë për mediat, i cili deklaroi se sipas presidentit duhet shëndoshur jeta demokratike.
“Në optikën e presidentit si rezultat i kësaj qeverisje nuk kemi arritur objektivat. Të gjitha mund të zgjidhen nga ne dhe mos i mbajmë sytë tek ndërkombëtarët. Sipas presidentit ne duhet t’i marrim në duart tona fatet. Presidenti vlerëson se është koha që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptarët”, u shpreh Kume.
Top Channel