Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur gjatë sulmit të forcave ajrore izraelite kundër shënjestrave siriane dhe iraniane në Siri.

Një video e publikuar nga IntellitiTimes tregon se si predhat siriane dhe iraniane, të nisura nga toka kundër avionëve bombardues izraelitë,  çorientohen në ajër, e humbin shënjestrën dhe madje kthehen në bazë duke shpërthyer te vendi nga u lëshuan.

Faqe të ndryshme në lidhje me sigurinë ushtarake thonë se Izraeli ka kohë që flet për të vendosur radarë në avionët F-35 të cilët u japin mundësi avionëve të mos diktohen nga armiqtë, me një sistem që do të kërkonte 5 deri në 10 vite për t’u kopjuar.  Sido që ta ketë arritur Izraeli diçka të tillë, asgjë nuk dihet me saktësi dhe spekulimet janë të shumta.

Ministri i Mbrojtjes izraelit foli shumë hapur të mërkurën me një deklaratë. Ai tha: “Rregullat kanë ndryshuar. Kushdo që sulmon Izraelin gjatë ditës, nuk do ta zërë gjumi natën. Mesazhi ynë ndaj udhëheqësve të Iranit është i qartë. Nuk jeni më të paprekshëm. Kudo që t’i shtrini tentakulat, do t’jua presim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA