Ilir Meta dobësinë për Sali Berishën e përforcoi me pritjen prej malësori duke lënë mënjanë protokollin zyrtar.
Berisha nuk ishte përfshirë shumë në përplasjen për Kushtetuesen deri ditën kur Meta e thirri në takim në tagrin e ish-presidentit. Berisha i doli menjëherë në krah ish-aleatit të tij.
Edi Rama këmbënguli në Parlament se procesi ka bekimin e ndërkombëtarëve, por për Berishën, kushtetuta ështe e shqiptarëve dhe jo të huajve. Nëse do ishte në vendin e Ilir Metës, parlamenti do ishte shpërndarë me kohë.
Sali Berisha nuk do të jetë ish-presidenti i fundit me të cilin Meta do konsultohet para vendimarrjeve të rëndësishme të paralajmëruar nga persidenca. Pasdite, agjenda vijon me përfaqësues të shoqërisë civile, mes tyre fondacioni Soros.
Top Channel