Audi sjell “artilerinë e rëndë” në Los Anxhelos

20/11/2019 10:53

Prodhuesi gjerman i veturave Audi mund të jetë në qendër të vëmendjes në panairin e ardhshme në Los Anxhelos.

Prodhuesi me seli në Ingolstadt do të arrijë në Kaliforni me disa modele me performancë të lartë, transmeton KosovaPress.

Përveç premierës së parë në historinë e RS Q8, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin modelet e reja RS6 dhe RS7.

Gjithashtu, stenda e Audi në Los Anxhelos do të përfshijë modelet S6, S7 dhe S8.

Por kjo nuk është e tëra, pasi vizitorët do të kenë nderin të ndjekin premierën e edicionit të kufizuar të RS6 Panther Edition, i cili do të jetë në dispozicion në vetëm 100 njësi – 75 në Sportback dhe 25 në Coupe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA