Lufta ndaj korrupsionit do të nisë atëhere kur të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të politikës të bëjnë transparente pasuritë e tyre. Ky është mendimi i Giancarlo Esposito, shefit të GRECO, organizmit të Këshillit të Evropës kundër korrupsionit, gjatë një intervistë për Top Channel.

“Aspekti parandalues është ai që përmes një sistemi të cilin GRECO e quan (për Shqipërinë dhe vende të tjera) Deklarim i Aseteve, dhe është i rëndësishëm për ata që mbajnë poste publike, qofshin anëtarë të parlamentit, prokurorë apo gjykatës, apo edhe anëtarë qeverie, kryeministra, ministra e te tjera  për t`u siguruar që asetet të bëhen publike. Kjo nuk bëhet thjesht për kuriozitet, për të mësuar sa makina apo shtëpi ka njëri ose tjetri. Është një mjet, një armë shumë e fuqishme parandalimi që ndihmon të menaxhohet konfliki i interesit, dhe siguron që transparenca ti përputhet me përgjegjësinë. Këtu s`ka asgjë të gabuar, asgjë të paligjshme. Atëherë kur ka të dhëna se pasuritë janë vënë përmes aktivitetit kriminal, atëherë hyjmë në fazën e veprimit”, thotë Esposito,.

Por cila është arma më efikase kundër korrupsionit?

“Gjëja e parë që do të thoja është se nuk ka një luftë efikase kundër korrupsionit pa një gjyqësor të pavarur. Arsyeja përse GRECO, organizim kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës i ka kushtuar një raund vlerësimi temës së parandalimit të korrupsionit, sepse në fund, nëse nuk i zë dot besë gjykatësit, kujt mund t’i besosh? Ndaj reformimi i gjyqësorit është i një rëndësie kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe unë e mirëpres iniciativën që qeveria ka ndërmarrë për të shpejtuar reformën e gjyqësorit.

E di se ka një nivel shumë të lartë angazhimi politik për zbatimin e kësaj reforme dhe ne po presim nisjen e disa pjesëve të ndryshme të reformës. Për çdo rast, një reformë është e mirë përsa kohë që implementohet me efikasitet. Me fjalë të tjera, është e rëndësishme të sigurohemi që të gjithë institucionit dhe organizmat që janë krijuar ta kryejnë me efikasitet punën e tyre. Ata prodhojnë rezultatet, ata bëjnë drejtësinë, në praktikë do të thotë të sigurohesh që hetimet të kryhen siç duhet, që asetet të kapen e eventualisht të sekuestrohen, dhe kush gjendet fajtor, të nxirret para drejtësisë. Atëherë matet reforma në drejtësi, nëse është e suksesshme apo jo; matja nuk është ngritja e një organizmi apo krijimi i një institucioni të ri; matësi i reformës në drejtësi është rezultati faktik që apo prodhon”, deklaron shefi i GRECO.

Përsa i përket ngritjes së SPAK, Esposito thekson se GRECO po pret funksionimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anila Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA