Korça mbetet një prej qyteteve me problematikë të theksuar strehimi.

Të paktën 500 familje kanë nevojë urgjente strehimi. Ndodhemi në lagjen 6 të qytetit ku në këtë pallat me 4 apartamente jetojnë të paktën 9 familje. Ata tregojnë se brenda një apartamenti me sipërfaqe shumë të vogël jetojnë disa familje me shumë anëtarë, çka e bën të vështirë gjendjen e tyre.

Këtë vit 56 familje të pastreha gjetën zgjidhje për problematikën e tyre duke përfituar nga apartamentet me kosto të ulët të këtij pallati të sapondërtuar ndërsa dhjetëra të tjera përfituan nga programet sociale siç janë bonusi i strehimit apo kreditë e buta. Por për familjet me të ardhura të pakta kjo problematike mbetet e pazgjidhur duke i lënë ata të jetojnë në kushte shumë të vështira.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA