Në një reagim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj , ka theksuar se një organizatë si UNESCO, që synon të arrijë universalizimin, nuk mund të mos ketë pjesë të saj një shtet të pavarur me potencial të lartë, si për këtë organizatë në përgjithësi, ashtu edhe për rajonin e Ballkanit në veçanti.
“Kosova si shteti më i ri i pavarur në Evropë, është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, i cili nuk duhet të shmanget dhe nuk duhet të përballet më me fushatën çorientuese të Serbisë kundër saj”, shprehet Cakaj në postim.
Pranimi i Republikës së Kosovës, si një shtet lider në rajon, në promovimin e të drejtave të minoriteteve dhe të trashëgimisë kulturore të minoriteteve, është i domosdoshëm jo vetëm, sepse Shqipëria e njeh politikisht dhe e mbështet pa kushte Republikën e Kosovës, por edhe për të përmbushur principet e themelimit të vetë UNESCO-s, e cila mbështet fuqimisht arsimin dhe shkencën, kulturën dhe komunikimin, traditën dhe historinë.
Top Channel