Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas paralajmërimit për kallëzim penal nga presidenti Ilir Meta.

Në reagim, Dvorani shmang replikat me Metën, por shprehet i gatshëm për t’u përballur me ligjin pasi, siç thekson ai, kjo situatë “jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës”.

  Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED, Ardian Dvoranin

Reagimi i plotë i Dvoranit

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA