Shkodër/ Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim
14/11/2019 10:36
Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Shkodrës. Bëhet fjalë për M.R., banues në lagjen Skenderbeg.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Shkodër e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Top Channel