Dy të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia në Fier dhe Lushnje.

Dy të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia në Fier dhe Lushnje.

Kështu, u kap dhe ndalua A. C., 25 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë në Fier u ndalua Eduart Xhelaj, 47 vjeç, banues në Patos, të cilin gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA