“Fast and Furious” në Tiranë-Elbasan! Ndalohet drejtuesi i mjetit, po udhëtonte me plot 204 km/h
14/11/2019 08:27
Gjatë kontrolleve policore me radar në rrugën Tiranë-Elbasan është ndaluar një person, i cili po udhëtonte me shpejtësi marramendëse, ekzaktësisht 204 km/h.
Po kështu gjatë aksionit në fjalë, policia ka pezulluar 24 patenta, të gjitha për shpejtësi të lartë, që varionte nga 140 km/h në 204 km/h.
“Duaje jetën, jetoje atë, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Policisë së Shtetit në Facebook.
Top Channel