Aksident i rëndë në Iran! Humbin jetën 28 persona dhe 21 mbeten të plagosur
14/11/2019 10:58
Një aksident rrugor, i ndodhur në juglindje të Iranit u mori jetën së paku 28 shtetasve afganë, ndërkohë që 21 mbetën të plagosur.
Mëngjesin e së enjtes, dy minibusë u përplasën pranë qytetit Khash, rreth 1,500 kilometra në juglindje të Tehranit. Rajoni është një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar migrantë ilegalë afganë.
Irani është një ndër vendet me sigurinë më të dobët në trafik, për shkak të automjeteve të vjetra, shërbimeve jo të duhura të urgjencës, si dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.
Mesatarisht, rreth 17,000 njerëz vdesin çdo vit në aksidente në Iran.
Top Channel