Ka reaguar “Reporter pa Kufij” pas incidentit të ditës së djeshme gjatë protestës së banorëve të Astirit që kërkonin të bllokonin prishjen e objekteve të tyre, ku dy prej këtyre të fundit u përplasën me gazetarin e Top Channel, Andi Bora.
Gjatë raportimit live një nga banorët e pranishëm i ka marrë gazetarit mikrofonin nga dora dhe ia ka flakur në rrugë, ndërsa menjëherë pas këtij veprimi një tjetër banore e ka sulmuar atë, pavarësisht qëllimit të vetëm për të raportuar atë çfarë po ndodhte.
Në profilin e saj në Twitter organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, “Reporter Without Border”, ka dënuar incidentin duke vënë në dukje se gazetaria nuk është mbulim i përshtatur sipas qeverisë apo kundërshtarëve të tij,
“Dënojmë sulmin ndaj gazetarit të Top Channel, Andi Bora, në Tiranë, i cili po mbulonte protestat e banorëve, me arsyetimin se ai punon për një TV pro-qeveritar. Gazetaria nuk është mbulim i përshtatur sipas qeverisë apo kundërshtarëve të tij”, thuhet në reagimin e “Reporter pa Kufij”.
Top Channel