Parkuan mjetet poshtë banesave, banorët e lagjes 4 në Sarandë i gjejnë në mëngjes… me goma të çara
Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, presidenti Ilir Meta ndau me ndjekësit një fotografi të shkrepur në “La Maison de l’Albanie”, atë që ai e cilëson si një shtëpi të ngrohtë të shqiptarëve dhe të kulturës shqiptare në Paris.
“Shumë i lumtur të vizitoja “La Maison de l’Albanie”, shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë.
Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.
Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë. ?????”, shkroi Meta.
Top Channel