Fier/ Gjendet e varur në kasollen e bagëtive 57-vjeçarja
13/11/2019 19:15
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fier, ku policia bën me dije se një 57 vjeçare është gjendur e varur në kasollen e bagëtive.
Ajo dyshohet të ketë varur veten.
Njoftimi:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës16:05, në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive), shtetasja E.Sh, 57 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel