Kurti mbledh kabinetin qeveritar, kryeministri i Kosovës: Takimi do të zgjasë dy ditë, zotimet do t’i kthejmë në program qeverisës
Pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori kryeministri Edi Rama.
“Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por të përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.
Më tej shtoi se palët u dakordësuan që me 21 dhjetor të zhvillohet mbledhjen e radhës në Durrës.
“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Nuk ka arsye që Kosova papritur të vetëpërjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është mini-shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”, u shpreh Rama.
“Besoj se paqja është e ndërlikuar, por është proces që ia vlen. E kam predikuar bashkëpunimin rajonal që ditën e parë që jam bërë kryeministër. Sa më mirë të jetojnë njerëzit, aq më shumë gjasa ka të zgjidhen problemet e së shkuarës. Kosova është e mirëpritur në mbledhjen e radhës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.
Top Channel