Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PD pjesë integrale e procesit, jemi të hapur për transparencë
07/11/2019 13:57
Pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri doli në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, me rëndësi është depolitizimi i administratës zgjedhore.
“Administrata zgjedhore e depolitizuar, proces revolucionar”, u shpreh ai.
Më tej shtoi:
“PD pjesë integrale e procesit, jemi të hapur për transparencë. Presim çdo propozim të Partisë Demokratike. Në ligji për ‘Shërbimin civil’, duhen bërë ndryshime.”
Top Channel